Doktor Angjelini vjen sërish nga Amerika dhe viziton falas bashkëfshatarët e tij në Fishtë

35

Doktor Angjelin Shtjefni është larguar prej vitit 1996 nga Shqipëria për në SHBA, por pushimet verore pelqen t’i kalojë në vendlindje, pak metra nga shtëpia ku ka lindur Gjergj Fishta, në fshatin Fishtë në Lezhë.

Ashtu siç e ka bërë traditë tashmë, doktori fort i dashur, i kalon ditët e lira duke u shërbyer bashkëfshatarëve duke ushtruar kontrolle mjekësore falas.

Pushime u thënçin, pasi as nuk bëhet fjalë për plazh, pasi radha në ambulancën e fshatit është e madhe. Dhe doktori, si shqiptar i dashur dhe i përulur që është, u shërben me fort dashuri banorëve të asaj zone, madje ka blerë edhe medikamentet vetë.

Çfarë shembulli frymëzues. Më shumë se konsultat mjekësore, doktor Angjeli ofroi shpresë.

Përgatiti: PO.AL