Doktoresha siguron pajisjen, fëmijët e kopshteve në Tiranë kontroll falas të syve

19

Në bashkinë Tiranë po realizohet një projekt për identifikimin e problemeve të shikimit tek fëmijët e moshës 5-6 vjeç në kopshtet publike të kryeqytetit.

Fushata ka nisur si fillim përgjatë muajit shtator me 7 kopshte publike, ku nëpërmjet aparaturës së autorefraktometrit portativ të siguruar nga mjekja Dr. Arta Çuni, po realizohet falas kontrolli i shikimit të fëmijëve.

Kjo fushatë ka për qëllim evidentimin në kohë të problemeve të shikimit si dhe këshillimin për marrjen e masave të duhura nga prindërit e fëmijëve, të cilëve do t’ju bëhet me dije rezultati nga Kopshti përkatës.