Dokumentar për 40-vjetorin e filmit “Rocky”

56

Për tre ditë ai shkroi historinë e filmit “Rocky”, historinë e jetës së tij dhe suksesi i atij filmi i ndryshoi jetën përgjithmonë.

Ky film e pati premierën në vitin 1976, i cili kishte një buxhet prej 1 milion dollarësh për realizimin dhe arriti të arkëtonte 225 milionë dollarë në të gjithë botën.

Sylvester Stallone njoftoi në rrjetet sociale se së shpejti do të vijë një dokumentar rreth prapaskenave të pa treguara më parë të realizimit të filmit legjendar “Rocky”.

“Së shpejti një dokumentar i mahnitshëm rreth prapaskenave të filmit të parë ‘Rocky’…me xhirime që nuk janë parë kurrë! Regjisor do të jetë Derek Johnson”, shkroi Stallone.