Donacion nga Gjermania, 300 mijë euro pajisje për Policinë Shqiptare të Kufirit

84

Ambasadorja gjermane në Tiranë Susanne, Schütz i ka dorëzuar sot Policisë Shqiptare të Kufirit në praninë e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pajisje në vlerën e 300.000 euro.

Donacion“Kjo ndihmë në pajisje, e cila përfshin 10 automjete të tipit fuoristradë, aparatura teknike të një cilësie të lartë, ndër të tjera kamera termike dhe aparate të shikimit natën, është pjesë e një angazhimi gjithëpërfshirës të Gjermanisë në Shqipëri në fushën e sigurisë së brendshme. Krahas konsolidimit operativ e strategjik të Policisë së Kufirit ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët shqiptarë në luftën kundër krimeve të rënda dhe krimit të organizuar”, shprehet ambasadorja gjermane në Tiranë.

Ambasadorja Schütz theksoi me këtë rast: Pas dorëzimit të 35 automjeteve në vlerën e mbi 500.000 eurove dy vitet e fundit qeveria federale jep me ndihmën e sotme në pajisje një kontribut të mëtejshëm mjaft të rëndësishëm në konsolidimin e kontrollit të kufirit përmes policisë shqiptare të kufirit.