Doni ndihmë juridike falas? Tashmë edhe në e-Albania, ja mënyra

19

Ndihma Juridike Falas tashmë mund të merret edhe në e-Albania.

Të gjithë shtetasit tashmë mund të përfitojnë shërbimet e këshillimit ligjor direkt nga http://e-albania.al bashkë me të gjitha shërbimet e tjera online.

Çdo qytetar ka mundësi të këshillohet dhe informohet lidhur me aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor, dhënien e ndihmës në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore ose për të kërkuar ndihmë juridike dytësore.