Për të gjithë aplikantët që po mësojnë e po përgatiten për testin e teorisë për marrjen e lejes së drejtimit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor mundëson përmes platformës online: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al, simulimin e testit zyrtar të teorisë.
Kjo platformë ndihmon aplikantët të familjarizohen me testin zyrtar të teorisë për lejen e drejtimit, pasi kanë zhvilluar kursin përkatës në autoshkollë.
Gjithashtu, ushtrimi i vazhdueshëm përmes testeve në këtë platformë, rrit sigurinë dhe vetëbesimin e aplikantit, duke ia thjeshtuar procesin e duke u mbështetur në forcat e veta në ditën e testimit teorik.
Aplikantët shprehen se janë ndjerë emocionalisht më të përgatitur për ditën e testimit, pasi janë ushtruar në platformën e simulimit.
DPSHTRR nxit të gjithë aplikantët të ndjekin rigorozisht orët mësimore në autoshkollë, të mësojnë, të përgatiten e të praktikohen nga ana teorike e praktike, pasi marrja e lejes së drejtimit është përgjegjësi ndaj vetes e përdoruesve të tjerë të rrugës për të garantuar rrugë më të sigurta.