Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane: Aplikoni për YES

176

Programi YES është një prej mënyrave për të vijuar shkollën për një vit në SHBA, i financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, duke jetuar në një familje amerikane.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada e SHBA fton të gjimnazistët shqiptarë që të aplikojnë e të fitojnë mundësinë për të vijuar shkollën për një vit në SHBA, përmes programit të saj të Shkëmbimit të Studimeve dhe të Rinjve.

Programi Youth Exchange and Study (YES) është një bursë e plotë, e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane – pa pagesë, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.