Ambasada amerikane në Tiranë njofton se janë hapur aplikimet për programin “Global UGRAD 2018-2019”, program i cili u jep mundësi studentëve shqiptarë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan.
Ambasada amerikane në Tiranë fton studentët shqiptarë të aplikojnë në këtë program. Në njoftim theksohet se afati i fundit për të aplikuar është data 31 dhjetor 2018.
Në fund të njoftimit Ambasada amerikane sqaron se për kërkesat, udhëzimet dhe këshillat për aplikim, të interesuarit të klikojnë në faqen e tyre zyrtare.