Doni të studioni në SHBA? Ja si të aplikoni për bursa për studime mastër

27

Ambasada e SHBA-së në Tiranë fton studentët e interesuar për të ndjekur master në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet bursës Fulbright.

Ambasada e SHBA-së shpalli thirjen për të gjithë studentët e interesuar që dëshirojnë të ndjekin studimet master në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet bursës Fulbright të aplikojnë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikime për vitin akademik 2021-2022 për Programin Fulbright për Studentë të Huaj. Programi Fulbright për Studentë të Huaj është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara.

“Në bazë të një procesi të hapur konkurimi, bursat u jepen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtimin në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë”, shprehet ambasada.