Doni të studioni në vendet e BE? UBT hap aplikimet për doktoraturat, ja kriteret

40

Universiteti Bujqësor i Tiranës, me mbështetjen e qeverisë gjermane, ka nisur bashkëpunimin me disa universitete në BE, për t’i ofruar 30 studentëve ekselentë mundësinë për të ndjekur programin e doktoraturës në Universitetin Giessen (Gjermani); Institutin IAMO (Gjermani); Universitetin Karlsruhe (Gjermani); Universitetin Hohenheim (Gjermani); Universitetin BOKU (Austri).

Aplikimet dorëzohen tek zyra e Projekteve në UBT brenda datës 22 shkurt 2022.

  • Të zotëroni një master të shkencave në bujqësi, mjedis dhe menaxhim të burimeve natyrore, mjekësi veterinare, bioteknologji ushqimore, agrobiznes dhe zhvillim rural apo një diplomë ekuivalente me të
  • Të keni një vlerësim mesatar të përgjithshëm me notë mbi tetë
  • Të keni mbrojtur një ndër gjuhët e huaja si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht apo të keni ndjekur studimet e larta në një nga këto gjuhë
  • Të keni angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë apo të jeni personel kërkimor në një institucion të kërkimit të zbatuar
  • Të jeni nën moshën 40-vjeçare
  • Pas përfundimit të doktoraturës, kandidatët duhet të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri për të kontribuar pranë Universitetit Bujqësor, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, apo institucioneve të tjera në Shqipëri.