DPSHTRR: 1 200 mjete elektrike u regjistruan 7 muajt e fundit

4

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informoi sot se, gjatë periudhës janar-shtator 2023, janë regjistruar për herë të parë 56,267 mjete, ose 52 % më shumë se viti 2019.

Sipas DPSHTRR, shtetet kryesore të origjinës së mjeteve janë: Italia 21.6 %, Gjermania 21.2 % dhe Zvicra 10 %, Koreja e Jugut 9.4 %, SHBA 5 %.

Statistikat zyrtare tregojnë se, 1200 mjete Green (elektrike) janë regjistruar për herë të parë në janar-shtator 2023, ose 341 % më shumë krahasuar të njëjtën periudhë gjatë 2021. Një shifër domethënëse kjo që tregon rritjen e interesit për mjetet ekologjike falë procedurave të lehtësuara për importin dhe regjistrimin e mjeteve Green.
Ndërkohë që flota është rigjeneruar me 8,473 mjete të gjeneratës së fundit me 0-3 vite, ose 41 % më shumë se janar-shtator 2021.
Gjithashtu regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 83 % krahasuar me janar-shtator 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse dhe 4519 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi”.
Sipas DPSHTRR të dhënat reflektojnë trendin pozitiv të përmirësimit të flotës së re në qarkullim, drejt mjeteve më të reja, më të sigurta e më pak ndotëse.
/ata.gov.al