DPSHTRR: Mbi 1 milion shërbime me procedurë të lehtësuar në 11 muaj

29

Pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor gjatë periudhës janar-nëntor janë kryer 1,038,420 shërbime me procedurë të lehtësuar, ndërsa janë arkëtuar  178,705,167 lekë të ardhura nga shërbimet e targave risi, 46% e të cilave vetëm nga targat e personalizuara.

Sipas statistikave të publikuara nga DPSHTRR rezultatet e punës së 11-mujorit të këtij viti tregojnë edhe një herë ecurinë pozitive të efektit të shërbimeve me procedurë të lehtësuar, duke ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Referuar të dhënave janë kryer 1,038,420 shërbime me procedurë të lehtësuar,. 407,873 ditë pune të kursyera, 2,104,991 litra karburant të kursyera, 30,071,300 km rrugë të eliminuara dhe i janë kursyer qytetarëve 3,3 mld lekë.

Sipas DPSHTRR ka një ndryshim të qartë e të dukshëm me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ku -16% është ulja e kostos mesatare të shërbimit, për qytetarët; -30% ulja e kohës mesatare së marrjes së një shërbimi;eliminim i paraqitjes në sportel për 19.5% të shërbimeve duke lehtësuar fluksin e pritjes në sportel.

“U kemi shërbyer 59% më shumë qytetarëve në orë, krahasuar me Janar-Nëntor 2018, si dhe kemi ofruar 59% më shumë shërbime. 7,593 shërbime të ofruara, lidhur me targat risi, 37% më shumë krahasuar me Janar-Nëntor 2022”,bën të ditur DPSHTRR.

DPSHTRR informoi se “performanca pozitive mundëson rishpërndarje të fondeve në investime, projekte, programe e përballim politikash sociale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Fokusi ynë, të përmirësojmë shërbimin, të eliminojmë fenomenet abuzive e korruptive, dhe të jemi gjithmonë transparent në komunikim me qytetarët”.

/ata.gov.al