DPSHTRR: Mbi 13 mijë mjete të regjistruara për herë të parë gjatë 2-mujorit

2

Flota e mjeteve aktive vijon të pasurohet me mjete më pak ndotëse dhe të gjeneratës së fundit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se gjatë 2-mujorit të parë të vitit janë regjistruar për herë të parë 13 597 mjete, ose 51% më shumë krahasuar me 2-mujorin e vitit 2023.

84% të totalit të tyre e përbëjnë autoveturat, 70% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë për 2019.

Shtetet kryesore të origjinës janë Gjermania me 20.2 %, Italia me 19.6 %, Republika e Koresë me 14.3 %, Zvicra me 9.6 %, Kina me 6.2 % dhe SHBA me 5.5 %.

“Vihen re indikatorë pozitivë në tipologjinë e tyre kundrejt ndotjes së ambientit, ku 61.4% e autoveturave të regjistruara janë Euro 5 e sipër, 30% më shumë krahasuar me janar – shkurt 2023”, bën të ditur DPSHTRR.

Po ashtu bëhet e ditur se flota është rinovuar me 1 860 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite.

Gjatë kësaj periudhe rezultojnë 1 209 mjete të çregjistruara në mënyrë të përhershme, me moshë mesatare mbi 22 vjeçare.