Dr. Denajda dhe Estela, dy mjeke specialiste i shtohen spitalit rajonal të Dibrës

176

Dy mjeke specialiste i janë shtuar spitalit rajonal të Dibrës, duke ofruar shërbimet e munguara shëndetësore për banorët.

Ekipi i ri i mjekëve kirurgë e anestezistë në këtë spital, kanë rikthyer shërbime të munguara më parë për banorët e Dibrës dhe zonave përreth”.

“Dr. Denajda Xhaferraj, kirurge ORL dhe dr. Estela Muho, mjeke anesteziste reanimatore, i janë bashkuar stafit të spitalit rajonal Dibër, ku shërbejnë me shumë përkushtim e profesionalizëm për banorët e kësaj zone”, njofton ministria e shëndetësisë.

Që prej rifillimit të specializimeve në Mjekësi në vitin 2014, më shumë se 200 mjekë specialistë me kontratë me MSHMS janë punësuar në spitalet rajonale dhe bashkiake në vend.