Dr. Eneida Toska, një histori suksesi në SHBA

64

Dr. Eneida Toska është mjekja shqiptare që po shkëlqen në SHBA. Ajo ka emigruar nga Shqipëria drejt SHBA në moshën 15-vjeçare dhe ka kryer studimet e larta atje për mjekësi. Në një intervistë për Report Tv, Eneida rrëfeu se si arriti të hapte “Toska Lab” në Universitetin Johns Hopkins.

Pas një trajnimi që zgjati shtatë vjet, Eneida triumfoi mes 5 për qind të njerëzve që fituan të drejtën për të hapur një laborator. Tashmë, mjekja shqiptare bashkëpunon me shumë shkenctarë të fushave të ndryshme, që eksplorojnë përmes kërkimit dhe inovacionit në epigjenetikën dhe terapitë e reja të kancerit.

“Gjatë kohës së post doktoraturës, shumica e atyre që mbarojnë trajnimin me publikime shumë të mira, kërkojnë që të hapin laboratorët e tyre, por janë shumë pak mundësi. Cdo universitet mund të ketë një rast. Rrugëtimi im filloi me dëshirën shumë të madhe por nuk e dija nëse kjo do të realizohej. Bëra shumë aplikime në shumë universitete dhe pata fatin e madh të kisha intervista në shumë prej tyre si Harvard, Cambridge etj. Pasi bëra të gjithë këto aplikime isha  në pritje dhe nuk e dija nëse kjo ëndërr do realizohej, kalova disa raunde intervistash. Pas kësaj jepet një shumë ofertash që janë shuma të mëdha, sepse kërkohen shuma të majme që ti të hapësh laboratorin tënd, sepse përdoret për blerjen e të gjitha mjeteve që ne përdorim për shkencën tonë dhe stafin. Më vonë vazhduan dhe ofertat e tjera në Amerikë, me univeristetin Johns Hopkins etj dhe unë zgjodha Johns Hopkins si shtëpinë time për këto vite”, kështu e rrëfeu historinë e saj të suksesit mjekja shqiptare.