Drejt fundit rikonstruksioni i bibliotekës “Musine Kokalari”

640

Shumë shpejt të apasionuarit pas librit do të kenë një ambient dinjitoz leximi. Bashkia e Tiranës është drejt përfundimit të rikonstruksionit të bibliotekës që mban emrin shkrimtares “Musine Kokalari” në Njësinë 7, si pjesë e projektit të rijetësimit të bibliotekave të lagjeve në Tiranë.

Ndërmarrjet e bashkisë së bashku me rikonstruksionin e plotë të bibliotekës kanë mundësuar edhe rehabilitimin e fasadës së pallatit që gjendet në Bulevardin “Gjergj Fishta”.

Burimi: Shqip.com