Drejt përfundimit rehabilitimi i lagjes “Agaçaj” në Roskovec

15

Një tjetër bllok banimi në Roskovec po i nënshtrohet rikualifikimit urban që do të përmirësojë infrastrukturën si dhe cilësinë e jetës për banorët.

Me një investim prej 12.4 milionë lekësh nga të ardhurat vendore, Bashkia Roskovec ka ndërhyrë për rikualifikimin urban në bllokun e banimit të lagjes “Agaçaj”.

Punimet janë drejt përfundimit dhe ndërhyrja do të jetë e plotë me ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit, shtresave asfaltike dhe ndriçimit.