Drejt përfundimit rikonstruksioni i HEC-it të Komanit

177

Me përfundimin e rikonstruksionit të hidrocentralit të Komanit, shkon drejt përfundimit procesi i rehabilitimit në kaskadën e Drinit, pasi më parë janë kryer investimet në hidrocentralet e Fierzës dhe Vaut të Dejës.

Në Koman 3 turbinat kanë përfunduar dhe tani puna është përqendruar në turbinën e katërt. Rikonstruksioni po kryhet nga specialistë të afirmuar të fushës, njohës të mirë të veprave hidroenergjetike.

Sipas KESH, brenda pak muajsh me përfundimin e punimeve në turbinën 4 të hidrocentralit të Komanit, do të jetë në gatishmëri pune dhe vepra do të prodhojë energji elektrike me 4 turbina.

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare siguron se me përfundimin e rikonstruksionit të 3 hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, arrihet siguria e prodhimit të energjisë elektrike pa ndërprerje për nevojat që ka vendi, rriten sasia e prodhimit dhe nga ana tjetër edhe e jetëgjatësia e këtyre veprave.