Drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugës Roskovec – Poshnjë

36

Në kantierin e rrugës së re “Roskovec – Poshnje”, punëtorët po kryejnë dhe rishikimet e fundit teksa përmbyllin me sukses realizimin e një tjetër aksi rajonal që lehtëson qarkullimin për banorët, fermerët dhe bizneset e Beratit, Roskovecit dhe Fierit.

Përmes financimit nga Banka Botërore dhe zbatimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit kjo ndërhyrje vjen në kohën e duhur dhe për sezonin turistik duke konsideruar këtu lidhjen e të gjithë qarkut të Beratit me Jugun e Shqipërisë, Fier e Vlorë por edhe daljen më të shpejtë në tregje të produkteve vendase.

Rehabilitimi i infrastrukturës ka një impakt të menjëhershëm në reduktimin e kohës dhe kostove duke ndihmuar mjaft të rinj të zonës ti rikthehen bujqësisë, blegtorisë si dhe gjithashtu agroturizmit, favorizuar këto nga një zonë e pasur dhe peizazh piktoresk.

Njëkohësisht me rëndësi vlen të theksojmë dhe rritjen e sigurisë në qarkullimin rrugor për automjetet dhe këmbësorët, ndihmuar nga zgjerimi i rrugës ekzistuese dhe ndërtimi sipas standardeve më të mira.