Drejt përfundimit ura në Kalivaç të Lezhës, zgjidhje 1500 banorëve të 5 fshatrave

20

Forcat e Armatosura në bashkëpunim me bashkinë Lezhë përfundojnë së shpejti urën në fshatin Kalivaç duke i dhënë zgjidhje problemit të izolimit të banorëve.

Pas dëmtimit të kësaj ure nga përmbytjet e muajit janar, xhenierët e Komandës Mbështetëse nisën menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në bashkinë e Lezhës.

Ura u shemb nga prurjet e shumta duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër.

Menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA nisën montimin e urës tip “bailey”.

Ura do të jetë 21 m e gjatë dhe veç të tjerash, frekuentohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.