Drejtoria e Transportit Rrugor, tashmë zyra të reja në 8 qytete

139

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka çelur zyrat e reja për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve edhe në Himarë, Lushnjë, Tropojë e Burrel.

Nga dita e sotme, 17 dhjetor, nis shërbimi për qytetarët. Drejtoria njofton se së shpejti do të hapen zyra të reja për ofrimin e shërbimeve edhe në Pogradec, Çorovodë, Kavajë dhe Lezhë.

Në qytetin e Himarës janë gati ambientet e reja për qytetarët. Tashmë në Himarë qytetarët mund të aplikojnë për rinovim të leje drejtimit, për rinovim dëshmi dhe certifikatë profesionale, për lëshim leje drejtimi dhe leje qarkullimi ndërkombëtare, për lëshim leje drejtimi dhe lejë qarkullimi provizore, për pranim të dokumentacionit për transferim dosje mjeti dhe drejtuesi mjeti, si dhe për pagesën e taksave të mjetit.

Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, bën me dije se do t’u ofrojë shërbim qytetarëve edhe pas orës 16:00.

Sportelet ne 13 drejtoritë rajonale janë hapur vetëm ditën e mërkure deri ne orën 19:00.

Vetëm sporteli tek ish-NSHRAK është i hapur çdo dite deri ne 19.00, të shtunën deri në 13.00, specifikisht vetëm për tërheqjen e lejedrejtimit.

Ndërkohë sallat ku do të zhvillohen provimet e teorisë për t’u pajisur me leje drejtimi do të vëzhgohen ma kamera, për të shmangur çdo lloj forme korrupsioni.

Duke filluar nga 17 dhjetori, kontrolli fizik i mjeteve të rënda mund të bëhet në të gjitha drejtoritë rajonale, por duke filluar nga data 17 dhjetor aplikimet për leje drejtimi, rinovimet, leje ndërkombëtare, vërtetime mund të bëhen edhe Lushnjë, Burrel, Himarë,  Tropojë, Fier, Dibër, Vlorë, Kukës.