Drekë për Krishtlindje në të gjitha mensat sociale të Tiranës

65

Të gjitha mensat sociale të Bashkisë së Tiranës, me rastin e Krishtlindjes, kanë ofruar gjatë ditës së sotme vakte të ngrohta për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata në pamundësi ekonomike, për t’u krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë.

Kjo është një drekë simbolike, por që do të thotë shumë për njerëzit në nevojë.

Nuk mund të festosh Krishtlindjen, nëse komshiu yt nuk ka për të ngrënë.