Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot shkrimtarin shqiptar, Dritero Agolli për kontributin e tij në letërsinë shqipe si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës.
Presidenti Thaçi gjithashtu dekoroi edhe personalitet të tjera shqiptare nga fusha e kulturës dhe shkencës për rolin e tyre të veçantë në shërbim të lirisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës.