DRKK Berat kryen ndërhyrje restauruese në një banesë në lagjen Kala

51

Një tjetër monument kulture i shpëton rrënimit në Berat.

Specialistët e mirëmbajtjes së DRKK Berat janë duke kryer ndërhyrjen restauruese në çatinë e banesës së familjes Gjika në lagjen Kala.

Ata po zëvendësojnë tjegull pas tjegulle për të zëvendësuar elementët e dëmtuar. Më pas puna e tyre do vijoj me zbërthimin e petavrave dhe trarëve të dëmtuar.

Banesa është monument kulture dhe pjesë e trashëgimisë së pasur të ndërtimeve karakteristike të qytetit.