DRKK Vlorë, punime mirëmbajtëse në rrënojat e qytetit antik Olympes

383

DRKK Vlorë në kuadër të sezonit turistik të vitit 2016 ka kryer pastrimin e mureve rrethuese të qytetit antik të Oplympes, të cilat janë pjesa më e ruajtur dhe monumentale e rrënojave të tij. Gjithashtu janë vendosur dhe tabelat shpjeguese e sinjalistika përkatëse për vizitorët.

Rrënojat e qytetit antik të Olympes ndodhen në fshatin Mavrovë të rrethit të Vlorës, në anën e djathtë të lumit Shushicë. Qyteti antik dhe fortifikimi i tij gjendet në pjesën më të lartë të kodrës së Rrethunit në një lartësi rreth 284 m mbi nivelin e detit.

I vetmi autor antik që përmend ekzistencën e këtij qyteti ishte Stefan Bizantini dhe identifikimi i tij u realizua në sajë të gjetjes së një numri të konsiderueshëm monedhash dhe disa tjegullash me legjendën Olympiastan nga arkeologu Burhan Dautaj gjatë kërkimeve të tij, në vitet 1974 dhe 1978.

13592703_1802936583273994_5781883865921045791_n 13537612_1802935449940774_7773195147801301482_n 13567300_1802935589940760_8270644081962602319_n 13592230_1802935049940814_8576609575580682930_n 13600320_1802935413274111_3221808240231814863_n 13606803_1802935379940781_3493800005266821977_n 13599942_1802935176607468_479446035221175133_n 13620161_1802935283274124_7221481702831389988_n