Dronë për transportin e mallrave në Australi

59

Alphabet Holding, kompania mëmë e “Google” ka marrë leje për të ofruar shërbime për transport mallrash me dronë në disa rajone periferike të Australisë.

Në fazën e parë shërbimi do të ofrohet për 100 familje në rajonet periferike në Crace, Palmerston dhe Franklin të Kanberras dhe më pas do të shtrihen në zonat periferike të Harrison dhe Gungahlin.

Në një deklaratë nga CASA thuhet se ky do të jetë shërbimi i parë në botë që ofrohet me dronë.

Kompania, licencën e shërbimit në fjalë e ka marrë pas një procesi prove për 18 muaj dhe se gjatë kësaj periudhe janë kryer 3 000 dorëzime dërgesash me qëllim testimi.