Dua Lipa bën historinë, e para artiste shqiptare që fiton dy çmime ‘Grammy’

137

Dua Lipa ka bërë historinë për shqiptarët në Grammy Awards.

Dua është artistja e parë shqiptare që fiton çmim në eventin e madh muzikor.

Artistët e tjerë të huaj e shqiptarë kanë shprehur mbështetjen për këngëtaren.

Gashi u shpreh se kjo është e pabesueshme: “Dua e para shqiptare që fiton Grammy? Kjo është çmenduri.”

“Urime,”-shkruajtën Ledri Vula, Era Istrefi dhe modelja Emina Cunmulaj në postimin e Duas në Instagram.

“Zoti të bekoftë. Nuk ka fjalë ta përshkruajmë sa të lumtur jemi,”-shtoi Vesa Luma.

The Chainsmokers thanë se ishte plotësisht e meritur: “Ti e meriton. Urime Dua.”

Nuk ka munguar as urimi i Recording Academy ku i uron këngëtares shqiptare mirëseardhjen në familjen ‘Grammy’: Mirëseerdhe në familjen Grammy.

Gjithashtu kanë shprehur mbështetjen për Duan Lyrical Son dhe futbollisti Xherdan Shaqiri.

Ylli i popit rrëmbeu çmimin ‘Best New Artist’ në 61 vjetorin e Grammy dhe çmimin Best Dance Recording për këngën e saj “Electricity” në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson.

Dua u shpreh se kjo ishte një ëndërr e bërë realitet për të.