Dua Lipa shkëlqen sërish! Ja çmimi që mori së fundmi

66

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ndarja e çmimeve britanike të muzikës “Brit Awards 2019”.

Yjet pjesëmarrës në këtë eveniment sivjet ishin të shumtë, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa. Shqiptarët patën një arsye më shumë për t’u ndjerë krenarë, kjo pasi edhe në këtë ngjarje, Dua arriti të rrëmbejë një nga çmimet e mbrëmjes.

Ishte kënga “One Kiss” në bashkëpunim me DJ Calvin Harris, që iu dha atyre çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit”.

Ndërkohë, një nga çmimet më nderuese të mbrëmjes: ai për “arritje jetësore” i është dhuruar këngëtares Pink.

Ndonëse u shpërblyen me çmime, emra të rëndësishëm të tregut të muzikës botërore si: Ariana Grande, Beyonce dhe Jay-Z, Drake dhe Ed Sheeran, nuk ishin prezentë në skenë për të tërhequr çmimet e tyre.

E nominuar në këtë mbrëmje ka qenë edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Rita Ora, e cila gjithashtu nuk ka qenë prezente në mbrëmje, për shkak të turit të saj në Amerikë.