Duart e ustallarëve po qëndisin Mangalemin e Beratit

15
Albania, Berat County, Berat, Mangalem, Ottoman houses and castle rock at blue hour, bridge over Osum river

Në Mangalem të Beratit, po kryhen restaurime. Duart e arta të ustallarëve që po qëndisin lagjen simbol të qytetit të preferuar të turistëve

Ansambli muzeal i lagjes “Mangalem” shtrihet në formë gjysmëharku në pjesën jugore dhe lindore të kodrës së kështjellës. Ky kompleks banimi mund të ketë qenë nga të parët që përfaqëson du­kurinë e zhvillimit të qytetit mesjetar jashtë mureve të for­tifikimit gjatë shek. XV-XVI, duke formuar në këtë mënyrë zonën e varroshit.

Arkitek­tura unikale dhe origjinale e banesave duket se i përket kryesisht fazës ndërtimore të shek. XVIII-XIX me ndërthur­jen e elementëve të gurit me atë të drurit. Kompaktësia e ndërtimeve, lidhja e përkryer e tyre me truallin ku vendo-sen dhe pamja pak a shumë e njëjtë arkitekturore, e bëjnë këtë ansambël një prej pikave më tërheqëse në tërësinë e vlerave të qendrës historike të Beratit.

Albania, Berat County, Berat, Mangalem, Ottoman houses and castle rock at blue hour, bridge over Osum river