Duhanpirja do të zhduket brenda vitit 2050 në shumë vende të botës

43

Duhanpirja do të zhduket deri në vitin 2050 nga SHBA, pjesë të Europës, Australisë dhe zonave të mëdha të Amerikës Latine, nëse vazhdon trendi në rënie i parë në dekadat e fundit, shkruan Adam Spielman, analist në Citigroup.

Në një analizë ai thotë se përdorimi i cigareve në një numër vendesh në zhvillim mund të shkojë në zero në tre dekadat e ardhshme ndërsa duhanpirësit ose lënë cigaren ose kalojnë në produkte alternative.

Numri i fëmijëve që aktualisht pinë duhan ka rënë me pothuajse tre të katërtat në 20 vitet e fundit, përdorimi i duhanit tek burrat është në rënie për herë të parë në nivele rekord dhe shitjet e cigareve kanë parë rënie për dekada me radhë.

Philip Morris International, prodhuesi i cigareve Marlboro dhe tashmë prodhues i produktit alternative IQOS, gjithashtu ka sinjalizuar se cigaret mund të fillojnë të dalin jashtë mode brenda një dekade.