Flotës së mjeteve të pastrimit në Durrës i janë shtuar 17 automjete të reja, duke rritur ndjeshëm efikasitetin e punës së bashkisë për pastrimin e territorit.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit tha se, “jemi të vendosur që Durrësi të jetë qyteti më i pastër i vendit dhe po punojmë vazhdimisht për të realizuar këtë objektiv”.
U shpreh se me mjetet moderne dhe duke punuar me përkushtim, do të ketë rrugë dhe hapësira publike të pastra, duke pasur kështu një qytet më të mirë për qytetarët e Durrësit, por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin e Durrësit.
Bashkia e Durrësit vijon punën për pastrimin e përditshëm të qytetit, si dhe të gjithë bregdetit.
/ata.gov.al