Durrës, nis ndërtimi i parkut të ri urban për fëmijë dhe të rritur

10

Një park i madh urban për fëmijë e të rritur do t’i shtohet së shpejti qytetit të Durrësit.

Ky park me sipërfaqe 8 mijë metra katror do të ketë fusha sportive volejbolli, basketbolli, tenisi, minifutbolli, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, zona pushimi si dhe gjelbërim”, tha Sako.

Parku “Vala” është pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit.