Të gjithë dashamirësit e sportit do të kenë mundësi të luajnë apo të ndjekin ndeshjet e basketbollit në fushat e reja të vendosura pranë shëtitores ‘Taulantia’.
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit përuroi të shtunën dy terrenet e reja sportive, fusha basketbolli në shëtitoren “Taulantia”, që i shtohen “mozaikut” të terreneve sportive në qytetin bregdetar.
Tashmë fëmijë e të rritur, të apasionuar pas basketbollit do të kenë dy fusha moderne për të luajtur në këtë sport me tradita në qytetin tonë.”, u shpreh kryetarja e Durrësit një ditë më parë.
Referenca: ata.gov.al