Dy kampionët/ Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj marrin dy medalje dhe ngrenë lart flamurin në Beograd

12

Dy atletët tanë Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj, ngritën lart flamurin e Shqipërisë në Mitingun Ndërkombëtar të Beogradit 2021. Atleti i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj, fitoi Medaljen e Artë, duke kërcyer 7.91 metra. Në këtë garë Smajlaj fitoi pas një konkurence të fortë me atletin serb, dhe me një diferencë shumë të vogël nga ai.

Kjo ishte medalja e dytë e artë që atleti ynë i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj fiton brenda pak ditëve. Tre ditë më parë, ai fitoi Medaljen e Artë në Kampionatin Ballkanik në salla të mbyllura në Stamboll të Turqisë, duke u shpallur Kampion Ballakani duke kerkcyer 7.91m. Atleti Izmir Smalaj pas një jave do të konkurojë në Kampionatin Europian 2021, dhe i urojmë atij suksese.

Një garë të sukseshme realizoi edhe atleti Frank Burraj në garën e 400 metrave. Ai zuri vendin e dytë, me vetëm 0.06 sekonda nga vendi i parë në të cilën u rendit romuni Robert Parge me 47.39, ndërsa Burraj realizoi kohën 47.45. Edhe Burraj ngriti lart flamurin e Shqipërisë.

Pak ditë më parë atleti Franko Burraj në Kampionatin Ballkanik në salla të mbyllura në Stamboll të Turqise në garën e 400 metrave, u shpall kampion i Ballkanit duke arritur kohen 47sek.