Dy shkolla të reja në Don Bosko do mbajnë emrin “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”

45

Në 100-vjetorin e shpalljes Kryeqytet, Tiranës do t’i shtohen një shkollë e mesme dhe një 9-vjeçare, të integruara me kopshte, në Don Bosko, të cilat do t’i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë.

Punimet për ndërtimin e shkollës së mesme “Kristo Frashëri” dhe asaj 9-vjeçare “Vaçe Zela”, tashmë kanë nisur.

Dy godinat model, do të jenë me kushte shumë herë më të mira për nxënësit.