Dyfishohen eksportet e domates në janar 2024

33
Vazhdon rritja e eksporteve të frutave dhe perimeve në muajin e parë të vitit 2024.
Eksporti i domateve gjatë muajit janar 2024, është rritur me mbi 2 herë më shumë në sasi krahasuar me një vit më parë dhe pothuaj 2.6 herë më shumë në vlerë.
Përtej vështirësive agronomike të vitit 2023 si edhe rritjes së paprecedentë të kërkesës së brendshme për prodhimet vendase, bujqësia shqiptare vazhdon të jetë një motor i rëndësishëm i eksporteve shqiptare.
/ata.gov.al