Dyfishohen eksportet shqiptare drejt tregjeve ndërkombëtare, INSTAT nxjerr të dhënat

15

Eksportet e mallrave gjatë 3 muajve të parë të këtij viti arritën vlerën 120 miliardë lekë,

INSTAT publikoi sot raportin e “Tregtisë së Jashtme”, sipas të cilit eksportet shënuan rritje me 49,6 %, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.

Referuar të dhënave, grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 18,5 %, “materiale ndërtimi dhe metale” me 14,4 % dhe “tekstile dhe këpucë” me 6,4 %.

Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 207 miliardë lekë, duke u rritur me 27,9 %, krahasuar me një vit më parë.