Rritet interesi i vizitorëve për Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Referuar shifrave, gjatë këtij tremujori Parku u vizitua nga 4600 vizitorë, nga 2835 që e kanë vizituar në 2018.
Gjatë këtij 3-mujori të parë kemi një fluks vizitorësh mbi 100% më shumë se ai i 2018-s. Pra kemi 4600 vizitorë këtë 3-mujor nga 2835 që kemi pasur në 2018
Turistët e huaj që vizitojnë këtë park, janë kryesisht francezë, italianë dhe gjermanë.