“E bajmë dasmën” – një event shprese në Shkodër, do mbështeten 10 fëmijë me çrregullime të spektrit autik

51

Një event shprese nga Shkodra. Disa të rinj shkodranë organizojnë këtë të shtunë një event bamirësie në Shkodër.

“𝐄 𝐛𝐚𝐣𝐦ë 𝐝𝐚𝐬𝐦ë𝐧” në zhvillohet  nesër, në orën 𝟐𝟎:𝟎𝟎 tek Muzeu “Oso Kuka” dhe të gjitha   të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave do të shkojnë për një kauzë të mirë.

Përmes bashkëpunimit të World Vision Albania me Holism.al, 𝟏𝟎 fëmijë me çrregullime të spektrit autik në zona të ndryshme të bashkisë Shkodër do të mbështeten me seanca terapie. Fëmijët do mbështeten gjithashtu edhe me mjetë ndihmëse dhe teknologjike, në varësi të nevojave që ata kanë.

Bashkë, për fëmijët.