E bujshme/ Interi shfaq interes për yllin e kombëtares shqiptare

84

Këtë herë në skenë ka dal klubi prestigjoz i Interit, i cili sipas shtypit italian kërkon shërbimet e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Lajmi vjen nga mediat italiane dhe konkretisht Tuttosport, e cila thotë midis të tjerave që Hysaj është shenjëstruar nga drejtuesit zikaltër. Milanezët e shikojnë Hysaj si zëvendësues të Sime Vrsaljko. Lojtari kroat është huazuar nga Atletico Madrid dhe nuk po bind, edhe pse vlera e kartonit të tij është 17.5 milion euro.

Për këtë arsyeje Interi po kërkon shërbimet e Elseid Hysaj, i cili ka qënë një titullar bazë në formacionin e Napolit, por ardhja në stol e Carlo Ancelottit e ka kthyer atë në një alternativë për jugorët. Gjithsesi Hysaj shihet si një alternativë e mirë për të luajtur në krahun e djathtë, por kartoni i tij kushton 50 milion euro edhe për Interin, çmimi është shumë i lartë.

Megjithatë, Napoli do ta ulë shifrën e kartonit të Hysaj, me qënë se lojtari ka qëndruar në stolin e rezervave. Por në ndjekje të Hysaj nuk është vetëm Interi. Chelsea është skuadra më e interesuar për 26 vjeçarin, i cili kërkon me ngut një transferim larg “San Paolos”.