“E bukura e Adriatikut” hap sezonin e kroçerave, vijnë turistët e parë në Durrës

81

Shqipëria është një destinacion turistik i preferuar në çdo stinë. Në portin e Durrësit ka mbërritur kroçera e parë duke hapur sezonin turistik për vitin 2019. Kroçera “Le belle de l’adriatique” ka sjellë 134 turistë francezë, të cilët përveç qendrave arkeologjike dhe historike të Durrësit, do të vizitojnë edhe Tiranën.

Kroçera me gjatësi 111 metra dhe me flamur belg do të ankorohet në Durrës edhe shtatë të shtuna të tjera radhazi.

Deri tani autoriteti portual ka marrë njoftim për mbërritjen e 25 kroçerave dhe velierave turistike, të cilat do ta vizitojnë portin e Durrësit nga muaji shkurt deri në nëntor të këtij viti.