E drejta e informimit, KiE vlerëson pozitivisht Shqipërinë

9

Grupi i Aksesit në Informacion (Access Info Group-AIG), organizmi i ekspertëve të Konventës së Këshillit të Evropës (KiE) “Për aksesin në dokumentet zyrtare” (Konventa e Tromsos) vlerëson pozitivisht Shqipërinë në zbatimin e parashikimeve të këtij dokumenti.

I mbledhur në Strasburg në datat 13-15 nëntor 2024, ky organizëm paraqiti Raportin e Vlerësimit për vendin tonë, i cili përcakton nivelin e përputhshmërisë dhe garancive të parashikuara në ligjin 119/20214 “Për të drejtën e informimit” me ato që parashikon Konventa e Tromsos. Raporti konstaton nivelin bashkëkohor të masave që kuadri rregullator shqiptar përmbush për garantimin e ushtrimit praktik të të drejtës për informim, si një nga liritë dhe të drejtat themelore të qytetarit.

Ligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumentet zyrtare””, përcakton institucionin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale si organin përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Palëve.

Referenca: ata.gov.al