E gjithë Shqipëria në këmbë, mblidhen ndihma në çdo shesh për të prekurit e tërmetit

38

E gjithë Shqipëria është sensibilizuar dhe po mbledh ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës.

Në çdo shesh, apo edhe nëpër lagje janë vendosur pika ku qytetarët dërgojnë ushqime, veshmbathje dhe çdo gjë të dobishme për banorët e prekur nga tërmeti.

Ndërkohë që janë hapur edhe llogari në të cilat mund të kontruboni financiarisht.

Në foto keni edhe numrin e llogarisë që Top Channel ka hapur për të mbledhur fonde të cilat do të shkojnë në ndihmë të qytetarëve të prekur.

Vendet:

Peshkopi

Në sheshin para pallatit të kulturës.

Berat

Në sheshin e qytetit

Gjirokastër

Këshilli i bashkisë ka miratuar një fond prej 500 mijë lekësh të reja nga fondi i emergjencave për situatën në Durrës ndërsa qytetarë dhe biznese po grumbullojnë ndihma dhe para në ambjentet e Pallatit të Sportit.

Lushnje

Qytetarë dhe biznese të shumta janë solidarizuar duke mbledhur ndihma në ushqime dhe veshmbathje pranë qendrës kulturore Vaçe Zela, ku janë ngritur grupe vullnetarësh ku po bëjnë grumbullimin e ndihmave.

Korçë

Në Korçë janë 3 pika: Tek Katedralja, tek Bashkia dhe tek Universiteti

Shkodër:

Bashkia e Shkodrës, ndjek në vazhdimësi, me dhimbje e shqetësim situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës.

Prej më shumë se 24 orëve, MZSH Shkodër bashkë me Ushtrinë Shqiptare dhe organizmat e tjera vendase e të huaja që kanë ardhur për të ndihmuar, është pjesë e grupeve të kërkim- shpëtimit, në një betejë kundër kohës për të shpëtuar jetë njerëzore.

Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion të familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit, të gjitha kapacitetet e veta akomoduese në konviktet në administrim. Nga dita e djeshme, janë në gatishmëri 250 shtretër ndërsa marrim përsipër trajtimin ushqimor, mbështetjen psiko-sociale, shërbimin shëndetësor dhe asistencë nga stafet tona.