E mbani mend Hachiko? Rasti përsëritet, ky qen pret për 80 ditë në rrugë të zotin…

287

Një qen besnik që ka pritur në rrugë për më shumë se 80 ditë pasi pronari i tij vdiq, ka  prekur zemrat e njerëzve në rrjetet sociale, në Kinë.

Videoja e kafshës që qëndron në mes të rrugës në Hohhot të Mongolisë së brendshme, është parë 1.4 milionë herë në mikroblogun popullor Sina Weibo.

Faqja e internetit në të cilën është publikuar fillimisht videoja ( “Pear Video”) shkruan se qeni është parë çdo ditë në rrugën ku vdiq pronari i tij. Ndërsa një shofer taksie, u shpreh për gazetarin e BBC se ndonëse njerëzit përpiqen që ta ndihmojnë, qeni ikën vazhdimisht prej tyre.

Pas publikimi të videos më 10 nëntor, përdoruesit e rrjeteve sociale “Twitter” e “Facebook” në Kinë kanë komentuar pafund për besnikërinë e qenit.

Por, ky nuk është rasti i parë i përkushtimit të një kafshe që prek zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale. Po gjatë këtij viti, përdoruesit e “Pear Video” u prekën shumë nga një qen i moshuar Xiongxiong, që priste me durim jashtë një stacioni të trenit për pronarin e tij që të kthehej nga puna në shtëpi.

Një rast i ngjashëm me dy të sipërpërmendurit është edhe ai i Hachiko Akitas, i cili u bë i famshëm në vitet 1920 pikërisht për pritjen e përditshme të të zotit të tij në një stacion hekurudhor. Ai vazhdoi ta priste atë edhe pas 9 vitesh nga vdekja e tij.