Prindërit shpeshherë kanë tendenca të mendojnë se duke i nxitur fëmijët të bëjnë punë në shtëpi, fëmijët do të humbasin shumë kohë gjatë këtyre viteve të lirisë në jetët e tyre.
Por, psikologët argumentojnë se kur fëmijëve u jepet shansi për të ndihmuar prindërit, ata ndihen sikurse anëtarë të plotë të familjes, mësohen të bëhen të pavarur dhe bëhen të përgjegjshëm.
Megjithatë, është e rëndësishme që fëmijëve t’u jepni punë në shtëpi në bazë të moshës që kanë.
Për fëmijët 3 vjeç
Mësoni t’i mbledhin vetë lodrat dhe t’i vendosin në kutitë përkatëse. Gjithashtu duhet t’i pastrojnë dhëmbët, t’i ndërrojnë pizhamet me pak ndihmë, etj.
Për fëmijët 4 vjeç
Mësoni t’ju ndihmojnë për ta rregulluar shtratin, t’i pastrojnë pluhurat.
Për fëmijët 5 vjeç
Këta duhet ta rregullojnë vetë shtratin e fjetjes dhe t’ju ndihmojnë ta pastroni shtëpinë. Por, edhe duhet të mësohen t’i lidhin këpucët.
Për fëmijët 6 vjeç
Këta fëmijë duhet ta pastrojnë dyshemenë, t’i ujisin lulet dhe të hedhin mbeturinat.
Fëmijët 7 vjeç
Duhet të jenë në gjendje të hekurosin gjëra të thjeshta, të shkojnë vetë në shtrat për të fjetur.
Fëmijët 8-9 vjeç
Duhet ta pastrojnë dyshemenë, t’i palosin rrobat, të pastrohen vetë.
Fëmijët 9-10 vjeç
Duhet të mësohen ta përdorin laatriçen dhe tharësen e rrobave. Gjithashtu duhet të jenë të aftë ta kalojnë rrugën vetë, me pak përkujdesje të prindërve.