Dega e Microsoft në Japoni pohoi se shitjet i janë rritur me gati 40 për qind gjatë një eksperimenti, në të cilën stafi ka punuar katër ditë në javë me pagë të plotë. Zyrat janë mbyllur çdo të premte të muajit gusht të këtij viti dhe stafit me orar të plotë i është thënë “pushim i veçantë”, i cili është paguar.
Gjatë kësaj kohe, takimet janë kufizuar në 30 minuta dhe diskutimet online janë inkurajuar si alternativë ndaj takimeve të drejtpërdrejta. Ky eksperiment ka ndodhur pavarësisht se Japonia njihet si vendi me njërin prej orareve më të gjata të punës në botë.
Gjatë eksperimentit të kompanisë Microsoft po ashtu është thënë se energjia elektrike është shfrytëzuar 23 për qind më pak dhe 59 për qind letra më pak janë printuar gjatë kësaj periudhe, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Kompania tha se është duke planifikuar realizimin e një sfide të dytë këtë dimër, por kësaj here nuk do të ofrojë “pushimin e njëjtë special”.