E vëmë me bast që këto gjëra nuk i dinit për trupin tuaj

30

Trupi është një “tempull” i mahnitshëm, është e vetmja “shtëpi” e përhershme e çdo kujtimi dhe përjetimi jetësor.

Pavarësisht shumë informacioneve për trupin që mund të kemi mësuar ose kuptuar gjatë jetës, më poshtë janë disa të tjera shumë interesante që me siguri nuk i dinit:

– Çdo 10 vite kemi komplet skelet të ri.

Qelizat e sistemit skeletor rigjenerohen vazhdimisht dhe në 10 vite kockat e trupit tonë janë, le të themi, plotësisht të reja. Sigurisht që ky fenomen fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës.

– Jemi më të gjatë në mëngjes sesa në darkë.

Mund të duket e habitshme, por në fakt në darkë jemi më të shkurtër prej presionit në nyje që shkaktohet gjatë ditës.

Ndërkohë që vazhdojmë me aktivitetet ditore, ky presion bën që shtylla kurrizore të ngjeshet (sigurisht bëhet fjalë për maksimumi 3 centimetra) dhe kur jemi të relaksuar (si në rastin e gjumit) rikthehet në gjendjen fillestare.

– Fëmijët rriten më shpejt në stinën e verës.

Një profesor i pediatrisë në një universitet të Nashville, sipas studimeve të tyre, ka thënë për CNN se rritja e fëmijëve është e lidhur me stinën.

Në verë ata rriten më shpejt se në vjeshtë-dimër që mendohet se ka të bëjë me mungesën e tensionit që kanë muskujt në temperatura normale/të larta.

– Kockat janë më të forta se çeliku.