E-visa/ Tashmë aplikimet për vizë për të huajt online

90

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton  se duke filluar nga data 1 shkurt, të gjithë shtetasit e huaj që kanë nevojë për vizë për të hyrë në territorin e Shqipërisë, do të mund të aplikojnë për vizë elektronike nëpërmjet sistemit ‘e-visa’.

“Ky sistem iu jep mundësinë shtetasve të huaj të cilët dëshirojnë të aplikojnë për vizë, që ta printojnë atë personalisht pa pasur nevojë për t’u paraqitur në Përfaqësi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shton se “nga ana tjetër, në kuadër të përmirësimit të shërbimit konsullor kujtojmë se pas Stambollit, Barit dhe Vjenës, pritet të nisë shërbimi për pajisjen me Pasaportë dhe Kartë ID të qytetarëve shqiptarë edhe në Ambasadat në Paris, Berlin dhe Stokholm. Kështu, shkon në 14 numri total i zyrave të aplikimit në mbarë botën.”.