Ecja me biçikletë rigjeneron trupin dhe mendjen, vendosen stacione të reja në Tiranë

16

TIRANË – Disa stacione të reja biçikletash po vendosen në rrugët e kryeqytetit.

Punonjësit po vijojnë me vendosjen e stacioneve të reja të biçikletave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në zonën e bllokut dhe në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda”.

Përfitimet

Çiklizmi është një nga aktivitetet më të mira për të djegur yndyrë dhe për të ulur kolesterolin, një nga shkaqet e para të sëmundjeve kardiovaskulare. Pedalimi për një orë në ditë ju ndihmon të digjni rreth 500 kcal.

Përdorimi i biçikletës për një udhëtim në natyrë nuk është një aktivitet që kërkon përqendrim të lartë dhe na lejon që t’i kushtojmë kohë vetes, duke rritur vetëvlerësimin.

Çiklizmi ngadalëson efektet e plakjes dhe forcon sistemin imunitar.

Çiklizmi na lejon të stimulojmë muskujt e vegjël të rruazave të shtyllës kurrizore dhe të forcojmë zonën e mesit. Sigurohuni që të mbani një pozicion të saktë.