“The Economist”: Ermonela Jaho, “Engjëll i zjarrtë”

283

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është cilësuar si një engjëll i zjarrtë nga “The Economist”. Në një artikull kushtuar sopranos me famë botërore, thuhet se “nuk është çudi që Ermonela Jaho fitoi çmimin si këngëtarja më e vlerësuar nga lexuesit e Opera Magazine. Ermonela Jaho është sot padyshim një nga sopranot më të respektuara në botë.”

Në artikull përmendet edhe fakti se është lindur e rritur në Shqiëprinë e Enver Hoxhës. “Ajo është lindur dhe rritur në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Ermonela shpesh kujton mjedisin në të cilin është rritur. Thjesht me një televizor dhe një komedian të aprovuar nga shteti, Norman Wisdom, me fëmijë të cilët quheshin Adriatik sepse kështu quhej deti dhe në sfond gjithmonë muzika polifonike.”

Në artikull, Ermonela Jaho vlerësohet për personalitet të fortë dhe suksesin e saj e shikon me sy objektiv. Më tej në shkrim veçohet se: “Jaho ka magnetizëm të madh në skenë, të kënduarit e saj plotësohet nga një prani e veçantë fizike. Kur ajo këndoi rolin kryesor në Giacomo Puccini-së “Suor Angelica” në Covent Garden në vitin 2011 ajo tërhoqi në ekstazë publikut në çdo natë. Kritikët e vlerësuan me superlativa.”